Historik i shkurt i zhvillimit te miqësisë në mes të qytetit te Suharekës dhe qytetit të Fellbahut
Menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë ishte qyteti i Fellbahut nga Baden Vyrtembergu i Gjermanisë qe vendosi te ndërtoj dhe monitoroj për kohe te gjatë një Qendër edukative për te rinjtë e Komunës se Suharekës.
Arsye për te bërë një investim të tillë në Suharekë ishte sepse kjo komunë kishte pësuar nga lufta e ashpër e zhvilluar në Kosovë si në njerëz ashtu dhe në infrastrukturë.
Me marrjen e iniciativës nga Kuvendi dhe Kryetari i atëhershëm i qytetit te Fellbahut Z. Friedrich-Wilhelm Kiel, aty kah fillimi i vitit 2000, menjëherë filluan punimet për ndërtimin e kësaj qendre.
Me zhvillimin e vizitave dhe bisedimeve të para me delegacionin e Fellbahut u mor administrata e përkohshme e Unmikut por gjithsesi u identifikuan dhe përfaqësues të ndryshëm të Suharekës si psh Z Halit Berisha si nënkryetar i Komunës se Suharekës në atë kohë.
Përderisa objekti po ndërtohej dhe një program i gjerë i trajtimit dhe ndihmës psiko-sociale kishte filluar në Suharekë kishim zhvillime pozitive si zgjedhjet e para lokale qe nxorën Ukë Bytyçin si Kryetar të parë nga paslufta ne Kosovë.
Takimet e zhvilluara ne mes Z. Kiel (Kryetar te Fellbahut) dhe Uke Bytyçit u zhvilluan në një fryme shume konstruktive dhe me një harmonizim idesh nga dy këta dy partner.
Qyteti i Fellbahut dhe Suharekës kishin shumë ngjashmëri në zhvillimin e tyre sa i përket verës dhe rrushit si dhe njiheshin për zhvillim të ekonomisë dhe industrisë së mesme.
E natyrshme ishte dhe ideja qe këto dy qytete në të ardhmen të kenë një forme bashkëpunimi të kurorëzuar në binjakëzim apo partneritet të plotë në mes të këtyre dy qyteteve.
Këtë frymë të mirë bashkëpunimi e ka vazhduar ne vite dhe Z Asllanaj bashkë me kolegun menjëherë te zgjedhur nga Qyteti i Fellbahut Z Christoph Palm. Z. Asllanaj kishte realizuar vizita bashkë me pjesëtar të stafit te tij me qëllim të përfitimit të përvojave të ndryshme të punës së administratës në Gjermani përderisa dhe kishte realizuar vizita të rregullta në kuadër te Vjeshtës së Fellbahut (festës së rrushit) duke përfaqësuar denjësisht qytetin mik te Suharekës përkrah qyteteve partnere te Fellbahut nga tërë Evropa.
Qyteti i Fellbahut në udhëheqje te Z. Palm kishte arrit të siguronte një vizitë të gjerë prej mëse 30 personave nga spektri i ndryshëm intelektual, politik, përfaqësues nga biznesi, administrata në muajin korrik te vitit 2002 duke vendos themele te mira bashkëpunimi në mes dy qyteteve.
Thellimit te miqësisë i kane ndihmuar bashkatdhetarët e shumtë nga Suhareka qe punojnë dhe jetojnë në Fellbah me një synim te ngritjes se kësaj miqësie me aktivitete shtese.