Shtëpia e Fellbahut - Historiku

Tregimi ynë i lashtë

Menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë ishte qyteti i Fellbahut nga Baden Vyrtembergu i Gjermanisë që vendosi të ndërtoj dhe monitoroj për kohë të gjatë një Qendër edukative për të rinjtë e Komunës se Suharekës.

Arsye për të bërë një investim të tillë në Suharekë ishte sepse kjo komunë kishte pësuar nga lufta e ashpër e zhvilluar ne Kosovë si në njerëz ashtu dhe në infrastrukturë.

Për më tepër fëmijët dhe te rinjtë vuanin nga stresi post- traumatik të shkaktuara nga ngjarjet e rënda që kishin përjetuar gjatë luftës.

Me marrjen e iniciativës nga Kuvendi dhe Kryetari i atëhershëm i qytetit te Fellbahut Z. Friedrich Wilhelm Kiel dhe në bashkëpunim të ngushtë me Kinderberg International në udhëheqje të Znj Suzana Lipovac, aty kah fillimi i vitit 2000, menjëherë filluan punimet për ndërtimin e kësaj qendre.

Krahas punimeve në ndërtimin e objektit, Kinderberg International po zhvillonte aktivitete me të rinj në lokacione të ndryshme në Suharekë. Një program i gjerë i trajtimit psiko-social në udhëheqje të Karmit Zysman me një psikiatër dhe 6 sociologë. Gjithashtu po zhvilloheshin kurse për kompjuterë, gjuhëve të huaja si angleze dhe gjermane, kurs të artit, të vallëzimit dhe teatër.

Shtëpia e Fellbahut hapjen solemne e bëri më 2 korrik të vitit 2002. Menjëherë nga hapja i gjithë ky aktivitet që po zhvillohej në lokacione të ndryshme në Suharekë u zhvendos në kthinat e Shtëpisë së Fellbahut duke u zgjeruar dhe me kursin e gatimit, të vallëzimit modern, gazetari, aerobik, ping pong, kurs të notit, teatrit e shumë e shumë tjera.

Në këto vite të zhvillimit na kanë parë si një qendër e zhvillimit dhe inicimit të proceseve demokratike për faktin e shumë projekteve, iniciativave, debateve e trajnimeve që kemi zhvilluar me qëllim të zhvillimit të rinjve në demokraci.

Na kanë parë si një qendër kulturore për faktin se kemi ofruar aktivitete të shumta në sferën e kulturës, artit e muzikës.

Na kanë parë si një qendër e arsimimit të rinjve për faktin se kemi zhvilluar një aktivitet të gjerë me qëllim të ngritjes së nivelit të arsimit të tyre.

Na kanë parë si një qendër e iniciativave dhe urave lidhëse për faktin se iniciuam Festarin, miqësinë me Fellbahun, bashkëpunim me shumë organizma ndërkombëtar nga Evropa, SHBA