Shtëpia e Fellbahut është qendër e rinisë e cila ka një program të gjerë të zhvillimit të rinisë në komunën e Suharekës. Që nga hapja në korrik të vitit 2002 është ofruar një shumëllojshmëri e aktiviteteve edukative, sociale e rikrijuese.
Shtëpia e Fellbahut është duke u zhvilluar në një qendër kreative ku të rinjtë shfrytëzojnë rastin të mësojnë shumë në art dhe muzikë dhe ku individë të shumtë shprehin aftësitë e fituara duke u organizuar punëtori, ekspozita, koncerte dhe performanca të ndryshme.
Shtëpia e Fellbahut në vitet e fundit është duke u zhvilluar si një qendër e komunitetit ku qytetarët kanë mundësi të marrin pjesë në koncerte, promovime librash, orë letrare, tubime e shumë aktivitete tjera sociale.